Vidhet “Range Rover-i” në një servis në Kavajë, në pranga 32-vjeçari

29/10/2024 11:15

Një automjet është grabitur mëngjesin djeshme një një servis në qytetin e Kavajës.

Pronari i automjetit tip “Range Rover” ka denoncuar në polici grabitjen ndërsa policia njofton sot se është identifikuar autori i vjedhjes,

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas kallëzimit Forca e Posaçme “Shqiponja” të Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, policia njofton se identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.

Autori i arrestuar, ishte me precedent penal për vjedhje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA