Vendbanimi i zhdukur i qytetërimit Maja zbulohet ‘gabimisht’ në xhunglën meksikane (fotot)

29/10/2024 15:39

Tre vendbanime të lashta me masë sa qytetet e sotme, janë zbuluar në xhunglën meksikane kur një arkeolog kërkoi mes të dhënave ekzistuese në internet.

Një qytet gjigant i qytetërimit Maja është rizbuluar nga arkeologët, disa shekuj pasi ishte zhdukur në një xhungël të dendur në Meksikë.

Kompleksi urban i fshehur, raportohet se është i mbushur me simbole të mahnitshme, rrugë e kanalizime, amfiteatre, piramida e fusha sportesh. Ai u zbulua nga arkeologët mes bimësisë në shtetin jugor meksikan Campeche me anë të skanuesit lazer Lidar.

Vendbanimi konsiderohet i dyti më i madhi pas Calakmul, impjanti më i madh Maja i njohur deri tani në Amerikën Latinë, shkruan rrjeti The Mirror.

Tre zonat u zbuluan aksidentalisht kur një nga arkeologët kërkoi te dhënat në internet për zonën me masë e kryeqyteti i Skocisë Edinburg.

Luke Auld-Thomas, student doktorature në universitetin amerikan Tulane tha: “Isha në kërkimet në Google kur gjeta këtë sondazhin me skanime lazer të bërë më herët nga një grup vendas për monitorime mjedisore”.

Auld-Thomas përpunoi të dhënat e raportuara nga studiuesit dhe zbuloi atë që zyrtarët mjedisorë nuk mund t’u shkonte mendja, një qytet të masë gjigante që mund të ketë strehuar nga 30,000 deri në 50,000 njerëz në kulmin e tij në vitet 750 deri në 850 p.e.s.

Qyteti pagëzuar tashmë Valeriana nga Mr Auld-Thomas dhe kolegët e tij sipas një lugine aty pranë, shkon kundër nocionit të përgjithshëm se civilizimet e tropikut ishin “të vdekura”, shkruan profesori Marcello Canuto, bashkë-autor i studimit.

Kjo pasi zona kishte kultura të pasura e komplekse të cilat më pak janë braktisur për arsye të paditura.

Valeriana ka të gjitha kriteret e një kryeqyteti dhe është vetëm më e vogël se rrënojat e mahnitshme të Calakmul, rreth 100km më larg. Arkeologët e përshkruajnë atë si qyteti “i fshehur para syve të të gjithëve”, vetëm 15 minuta larg Xpujil, ku jetojnë tashmë pasardhësit e Maja-ve.

I shtrirë në rreth 16.6 kilometra katrorë, metropoli i lashtë ka dy struktura kryesore rreth 2 km larg njëra-tjetrës, të lidhura me një rrjet të dendur rrufësh e ndërtesash.

Vendi përfshin dy sheshe me piramida ku populli Maja bënin adhurimin ose aktivitete e tyre shpirtërore, si dhe fusha sportesh që shërbenin si aktivitete shoqëror mes banorëve.

Elizabeth Graham e University College London, e cila nuk është pjesë e studimit, thotë se zbulimi tregon se populli Maja ishin një civilizim i avancuar që jetonin në qytete komplekse, dhe jo në fshatra të izoluar.

Shembja e pashpjeguar e qytetërimit Maja solli luftërat deh më pas pushtimin nga konkuistadorët spanjollë në shekullin e 16-të shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Piramide e fshehur ne rrenojat e Calakmul

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA