Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro. Sipas SPAK ai akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me dhënien e licencës së një pike karburanti, që dyshohet se ishte ndërtim pa leje.
Vetë Duro ka reaguar dhe ka deklaruar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se ka firmosur sipas ligjit.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar ai.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se veç Duros, janë nën hetim edhe pesë punonjës të bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.
Top Channel