Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 14-vjeçari në Elbasan
29/10/2024 16:00
Një 14-vjeçari mbeti i plagosur këtë pasdite, pas një sherri me një bashkëmoshatar tijin.
Dyshohet se mes adoleshentëve ka pasur një konflikti të çastit gjatë lojës në një ambient sportiv. I riu me inicialet R.T. mbeti i dëmtuar me thikë në këmbë. Ndërkohë, autori i dyshuar, i mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.
Top Channel