SHBA, bie besimi në legjitimitetin e zgjedhjeve, ekspertët: Më e fortë bindja mes republikanëve

29/10/2024 14:49

Ka një rënie të dallueshme të besimit tek legjitimiteti i zgjedhjeve mes votuesve amerikanë, e më shumë, kjo vihet re tek mbështetësit e Partisë republikane.

Duket se gjithnjë e më pak amerikanë besojnë se zgjedhjet demokratike në vendin e tyre zhvillohen në mënyrë të ndershme. Një sondazh i institutit të sondazheve Gallup në shtator 2024 zbuloi se 19 përqind e pjesëmarrësve nuk kanë aspak besim as në legjitimitetin e zgjedhjeve dhe as në legjitimitetin e rezultatit të tyre. Në vitin 2004 kjo shifër ishte gjashtë për qind.

Tek republikanët, vetëm 28 për qind besojnë se çdo gjë do të ecë në mënyrë korrekte në zgjedhje.Në vitin 2020 kjo shifër ishte 44 për qind. Kur Donald Trump mundi kandidaten demokrate Hillary Clinton, një shumicë prej 55 për qind e republikanëve besonin tek zgjedhjet e drejta dhe legjitime.

“Nëse kandidati juaj fiton, ju prireni të besoni se gjithçka ka shkuar mirë në zgjedhje”, thonë ekspertët.

Që besimi republikan ka rënë ndjeshëm që nga viti 2020, kjo duket vjen për shkak se Trump dhe mbështetësit e tij janë të bindur se zgjedhjet e atij viti u janë “vjedhur”. Ata thonë se Trumpit iu hoq nga dora fitorja përmes manipulimit të rezultateve, edhe pse autoritetet këmbëngulin se këto janë thjesht mite konspirative të rrëzuara nga rinumërimet e përpikta dhe nga shumë vendime gjyqësore.

Sipas ekspertëve, zgjedhjet e kaluara kanë treguar se në çdo rast në popull do të ketë njerëz, që nuk do t’i besojnë rezultatit përfundimtar zyrtar, edhe pse ka “shumë ligje në këtë vend, të cilat garantojnë që identiteti i të gjithë votuesve të verifikohet, që votat e tyre të numërohen dhe synimi i elektoratit të pasqyrohet në rezultate.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA