Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive ndaj një apartamenti, të cilin SPAK dyshon se është pronë e që është fshehur dhe nuk është deklaruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Për të fshehur origjinën dhe pronësinë, ish-funksionari dyshohet se kreu disa veprime fiktive. Në një njoftim për shtyp SPAK informoi se apartamenti që do të qëndrojë i bllokuar derisa të mbyllen hetimet gjendet në Vlorë dhe ka një sipërfaqe prej gati 150 metra katrorë.
Kjo pasuri u kontrollua me vendim gjykate në muajin korrik dhe nga investigimi i deritanishëm penal rezulton që veç tij ish-ministri nuk ka deklaruar edhe investimin e kryer për mobilim.
Apartamenti, bën me dije SPAK, u prenotua në 2016 me një kontratë porosie të lidhur mes një shoqërie ndërtimi dhe një prej miqve të ish-ministrit. Vlera e pasurisë rezulton 67 milionë lekë.
Një vit më vonë, Beqaj dhe bashkëshortja e tij nisën mobilimin që zgjati deri në 2019. Sipas akt ekspertimit, vlera e mobilimit llogaritet gati pesë milionë lekë
Pas këtij momenti, deklaron SPAK, u lidh një kontratë qiraje me bashkëshorten e ish-ministrit, por që pavarësisht këtyre lëvizjeve, rezulton sipas prokurorisë se ish-ministri dhe familjarët e tij e lanë poseduar lirisht pronën dhe janë sjellë si pronarë të ligjshëm deri në 2019.
Top Channel