Ra aksidentalisht nga shkallët e banesës, ndërron jetë në spital 75-vjeçari
29/10/2024 15:02
Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi ra aksidentalisht nga shkallët e banesës
Ditën e djeshme, ka humbur jetën, në Spitalin e Traumës, si pasojë e frakturave, shtetasi Q. Xh., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga shkallët e banesës së tij, në fshatin Hysgjokaj. Vijon puna për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel