Deputetët e Partisë Demokratike do të shpërndahen në disa segmente rrugore, në protestën e sotme, që do të nisë në orën 17:00.
Konkretisht, në segmenti “Sheshi Shqiponja”, do të vendosen deputetët nga dega e PD Tiranë dhe PD Dibër: Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi.
Në rrethrrotullimin e Milotit do të jenë deputetët demokratë nga degët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë: Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
Në Durrë, në rrethrrotullimin e Shkozetit do të jenë deputetët e qarkut Durrës, Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, do të drejtojnë protestën deputetët nga degët e qarkut Elbasan dhe Korçë, Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti dhe Tomorr Alizoti.
Në rrethrrotullimin Rrogozhinës do të jenë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori.
Ndërsa në rrethrrotullimin e Levanit, tubimi do të kryesohet nga deputetët e qarqeve Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër: Luan Baçi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu dhe Kasem Mahmutaj.
Deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi, i bashkohen tubimit në Segmenti “Sheshi Shqiponja”, menjëherë në orën 18:00 me përfundimin e takimit të MSA, ku do marrin pjesë sipas porosisë së Kryetarit të Partisë, thuhet në njoftim.
Top Channel