Mjegulla vështirëson qarkullimin! Banorët: Kemi vështirësi çdo mëngjes, na janë shfaqur edhe probleme me frymëmarrjen
29/10/2024 15:45
Mjegulla e dendur ka përfshirë Kukësin prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për banorët.
Dendësia e mjegullës është në nivele të larta në mëngjes, kur fëmijët duhet të shkojnë në shkollë, duke detyruar prindërit ti shoqërojnë për të shmangur çdo rrezik. Vështirësi kanë edhe drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht pensionistët.
Zona e Kukësit gjatë muajve tetor, nëntor e dhjetor përfshihet nga mjegulla e dendur duke shkaktuar edhe probleme shëndetësore për banorët, të cilët shpesh kanë vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.
Top Channel