Lirohet nga burgu aleati i Trumpit: Steve Bannon, i akuzuar lidhur me sulmin e Kapitolit…

29/10/2024 13:35

Steve Bannon u lirua nga burgu një javë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA: Aleati i hershëm i Donald Trumpit vuajti dënimin me katër muaj për kundërshtimin e thirrjes për të dëshmuar gjatë hetimeve për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

“Kur ta hetojmë ne 6 janarin, do të shihni se Donald Trump jo vetëm ka qenë i pafajshëm, por ishte dhe i vetmi individ që donte të mbronte Kapitolin dhe donte të mbronte Washington DC”, tha ai.

70 vjecari u dërgua prapa hekurave në 1 korrik pasi gjykata Supreme refuzoi përpjekjen e tij për të vonuar dënimin me burg përmes një procesi apelimi. Një juri e shpalli Bannonin fajtor në vitin 2022 për dy akuza për shpërfillje të Kongresit: një për refuzimin për t’u ulur në bankën e dëshmitarëve në komitetin e Dhomës së Përfaqësuesve të ngritur për të hetuar ngjarjet e 6 janarit, dhe një tjetër për refuzimin e dorëzimit të dokumenteve që lidheshin me përfshirjen e tij në përpjekjet e Trumpit për përmbysur humbjen ndaj Joe Bidenit në presidencialet e 2020-tës. Kur nisi vuajtjen e dënimit 4 muaj më parë, bannon e përshkroi veten si një “të burgosur politik”.

“Jam krenar që shkoj në burg,” tha asokohe ai duke shtuar sepo përballej me prokurorin e përgjithshëm, Merrick Garland, dhe një departament drejtësie sipas tij, “të korruptuar”. Bannon ishte një prej këshilltarëve kyç të fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2016. Më pas ai shërbeu si një prej këshilltarëve kryesorë të tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit 2017, por u largua pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, marrëdhënie që u përmirësua më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA