Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Elbasan, ku humbi jetën 25-vjeçari Kristi Balukja.
25-vjeçari po tentonte të vendoste eksploziv në automjetin e Renato Çepës, por lënda plasëse i shpërtheu në dorë dhe nga plagët e marra humbi jetën në spital.
Policia thotë se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari e ka vënë eksplozivin për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta.
Mësohet se ata kanë pasur një përplasje fizike një vit më parë.
“Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti”-njofton policia.
Top Channel