Ish-Miss i SHBA refuzon komplotin e vrasjes së bashkëshortit sportist milioner (fotot)

29/10/2024 18:30

Lindsay Shiver akuzohet se ka organizuar komplotin kundër ish-bashkëshortit të saj me ndihmën e të dashurit të ri dhe një vrasësi me pagesë në korrik 2023.

Çifti ishin vendosur në Bahamas por u ndanë pas 13 vjet martese dhe kërkojnë secili kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre dhe zotërim të vetëm të shtëpisë.

Por Shiver akuzohet tashmë se ka komplotuar për vrasjen e ish-bashkëshortit, ish-sulmues i futbollit amerikan NFL, Robert Shiver, me ndihmën e të dashurit të saj nga Bahamas.

Gjykata refuzoi lirinë me kusht për 37 vjeçaren Linsday Shiver, dhe të bashkë-akuzuarin Terrance Bethel, 30 vjeç, sipas rrjetit vendsas Loop News.

Avokati i Shiver konfirmonte nga kryeqyteti Nassau për rrjetin Fox News se gruaja është rikthyer në paraburgim në Bahamas në pritje të procedurave gjyqësore pasi shkeli kushtet e lirisë me kusht.

Shiver, bashkë me të dashurin Bethel, dhe vrasësin e dyshuar me pagesë Faron Neëbold Jr., u arrestuan në Bahamas në korrik 2023, por mohojnë akuzat e komplotit të vrasjes.

Çifti Shivers raportohet se u ndanë pasi Robert akuzoi Lindsay për tradhti bashkëshortore, ndërsa gruaja kundër-përgjigjej me akuza “abuzimi fizik e mendor,” duke përfshirë dhe akuza për dhunë shtëpiake.

Dhjetorin e kaluar Lindsay, e cila ka ter fëmijë, u lirua me kusht dhe u lejua të vizitonte SHBA sipas disa kushteve të caktuara, një prej të ciëlve e kishte shkelur, pohon vetë gruaja në një intervistë.

Gjykatësi tha se gjatë vizitës në SHBA zonja Shiver kishte dalë jashtë zonës së përcaktuar dhe se po caktonte paraburgimin “për të mirën e saj”, pas problemeve të dhunës me një tjetër të dashur, sipas rrjetit Loop News.

Në një video të publikuar në 2023, Lindsay raportohet se kishte thirrur policinë për Robert kur ai nuk e kishte lejuar “të merrte avionin privat për të takuar të dashurin në Bahamas”.

Po atë ditë ajo raportohet se i kishte shkruar Newbold “Vrite,” në një mesazh në WhatsApp. Pesë ditë më vonë gruaja u arrestua në Bahamas, bashkë me Bethel e Newbold, për komplotin e vrasjes së Robert, shkruan rrjeti vendas FoxNews.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
Çifti Shivers raportohet se u ndanë pasi Robert akuzoi Lindsay për tradhti bashkëshortore, ndërsa gruaja kundër-përgjigjej me akuza "abuzimi fizik e mendor," duke përfshirë dhe akuza për dhunë shtëpiake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA