Shkolla 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Lezhë.
Burime për gazetaren Brixhilda Deda bëjnë me dije se hajdutët, ende të paindentifikuar kanë thyer xhamin dhe kanë hyre brenda, duke marre një sasi parash, regjistrat, kamerat e sigurisë bashkë me server e shume sende të tjera.
Ndërkohë, ka ardhur edhe një reagim nga policia, e cila thotë se është njoftuar nga personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër, se kishin konstatuar xhamin e dritares së katit të dytë të thyer, por sipas policisë nuk ka ndodhur grabitje.
“Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës”-sipas policisë.
Top Channel