“Fredi Beleri nuk përfaqëson Europën”, qytetarët protestë kundër eurodeputetit
29/10/2024 14:09
Një grup qytetarësh po protestojnë para Shtëpisë së Europës në kryeqytet, me thirrje kundër Fredi Belerit.
Sikurse shihet në pamje, ata protestojnë duke mbajtur pankarta në duar me mbishkrime “Fredi Beleri nuk përfaqëson Europën”.
Më herët, Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.
Në nisje të takimit të takimit të 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, një tjetër qytetar iu drejtua me fjalën “vrasës”.
Top Channel