Emri/ Greqi, shkatërrohet grupi i shitjes së heroinës që drejtohej nga shqiptari, arrestohet bashkë me 8 grekë

29/10/2024 13:49

Policia greke ka shkatërruar një grup të shitjes së heroinës në Athinë, të drejtuar nga një shqiptar me precedentë penalë. Operacioni është zhvilluar nga policia e Athinës në bashkëpunim me forcat speciale EKAM.

Policia greke kishte siguruar informacion lidhur me një grup kriminal që shiste sasi të mëdha droge në zonën e Lekanopedio të Athinës. Për këtë është organizuar operacioni ku është ndërhyrë në 8 adresa të ndryshme të Athinës. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 12 kg 66 gram heroinë, 32.5 gram marijuanë, 360 tableta narkotike, 38 mijë e 295 euro, 4 automjete, 1 taksi, 1 motor, 1 shkop, 1 taser, 7 peshore dhe 14 celularë.

Policia greke ka arrestuar kreun e grupit kriminal, shtetasin shqiptar Ardian Bushi 47 vjec si dhe 8 shtetas grekë. Janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas grekë të tjerë, tre prej të cilëve të burgosur për vepra të tjera penale. Shqiptari Ardian Bushi rezulton me precedentë penalë në Greqi.

Në vitin 2002 ai është arrestuar nga stacioni i policisë Omonia për shitje droge, kundërshtim i forcave të policisë dhe shkelje të ligjit për emigrantët. Në vitin 2019 është arrestuar sërish nga stacioni i policisë Filadelfia për shitje heroine dhe kundërshtim të forcave të policisë pasi gjatë arrestimit goditi një punonjës të ekipit DIAS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA