Durim Bami kërkesë autoriteteve të Dubait: Mos më çoni në Shqipëri, 16 persona atje duan të më vrasin!
29/10/2024 12:42
Durim Bami i kërkon autoriteteve të Dubait të mos ta dorëzojnë në Shqipëri.
Mbrojtësit e të shumëkërkuarit prej SPAK i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se Bami ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.
Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes Metamorfoza ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminonin. Bami u arrestua në Dubai teksa ishte nën shoqërinë e familjes si një i kërkuar prej SPAK.
“Me rrezikohet jeta pretendon”, pretendon Durim Bami.
Unë nuk akuzohem për vrasje, ata që janë brenda apo në kërkim janë për vrasje”, ka pretenduar Durim Bami para autoriteteve të drejtësisë.
Top Channel