“Bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg”, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve me megafon: Largohuni, po pengoni qarkullimin

29/10/2024 17:49

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën.

Policia: Dënohet deri në 3 vite burg ju lutem hapuni rrugën policia e shtetit ju bën thirrje largohuni nga rruga, mos pengoni qarkullimin e automjeteve, deri në 3 vite burg.

Akset kryesore të vendit që janë paralizuar nga protesta e opozitës janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta.

Dhjetëra forca policore dhe zjarrfikëse ndodhen në terren për të shmangur çdolloj përshkallëzimi të tubimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA