Një 59-vjeçare shqiptare është zhdukur nga banesa e saj në Itali, pa lënë asnjë gjurmë.

Siç raporton Corriere, gruaja shqiptare ka dalë në të gdhirë pa i thënë askujt, siç nuk kishte bërë kurrë më parë dhe pa marrë celularin me vete .

Disa orë më vonë,  familja e saj që jeton në  Pontedera (Piza), raportoi zhdukjen e tij në polici.

Sipas asaj që mësohet, 59-vjeçarja është zhdukur nga shtëpia rreth orës 06:00 të së shtunës së 26 tetorit. Gruaja nuk ka lënë asnjë shënim.

Autoritet ndërkohë kanë nisur kërkimet dhe po koordinohen nga njësia komanduese e zjarrfikësve lokale, e ngritur në periferi të qytetit të Pontedera.

Identiteti i shqiptares nuk bëhet me dije për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA