U shpall fajtor për sulmin terrorist më një xhami, ekzekutohet gjermano-iraniani në Terehan

28/10/2024 20:26

Autoritetet iraniane ekzekutuan këtë të hënë disidentin gjermano-iranian Jamshid Sarmad, i cili u arrestua në vitin 2020, njoftoi Agjencia e Lajmeve Gjyqësore.

“Pasi u ndoq procesi gjyqësor dhe vleftësimi përfundimtar i vendimit nga Gjykata e Lartë, dënimi me vdekje i Jamshid Sharmad u krye në mëngjes”, raporton Mizan Online.

Sharman u dënua me vdekje në vitin 2023 nga Gjykata e Lartë për përfshirjen e tij në një sulm terrorist të vitit 2008 në një xhami që vrau 14 njerëz.

Kur u njoftua për arrestimin e tij në vitin 2020, Ministria e Inteligjencës e përshkroi atë si “udhëheqës i grupit terrorist Todar, i cili organizonte aktivitete të armatosura dhe terroriste në Iran nga Amerika. Sharman deklaroi qëndrim të përhershëm në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA