“SPAK dha lejen, Meta u takua me familjarët”, Gjokutaj jep detajet: Ha ushqime nga jashtë, shëndeti i tij psikologjik…

28/10/2024 16:58

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” ai tha se gëzon shëndet të plotë dhe është në gjendje psikologjike normale.

Gjokutaj: Gëzon shëndet të plotë, është në gjendje psikologjike krejt normale. Me një humor normal, s’ka asnjë problem me administratën e burgut, se di nga ç’ burime i marrin këto informacione, e takoj çdo ditë, sot isha përsëri, po komunikojmë në lidhje me çështjen dhe ecurinë e çështjes. Nuk ka asnjë problem.

Sidorela Gjoni: Është thënë që merr ushqim nga jashtë.

Gjokutaj: Të gjitha mediat dhe portalet të pyesin në burg sa është % e të arrestuarve që marrin ushqimin e burgut. Kuptohet që edhe sasia e konsumuar në jetë sedentare është më e ulët, ushqimi që dërgohet nga burgu është ushqim që nuk është cilësor. Të gjithë preferojnë ushqimin nga familja, nuk përbën ndonjë lajm, e dinë të gjithë gazetarët që kush ka mundësi që janë gati 90 e ca për qind.

Sidorela Gjoni: Ju jeni personi i vetëm që takon Metën?

Gjokutaj: Unë jam personi që e takoj nga detyra si avokat, që e takoj pa kufizim për shkak të çështjes dhe familjarët pas kryerjes së formaliteteve se duhet dhënë leje nga prokurorët.

Sidorela Gjoni: I janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të familjarëve?

Gjokutaj: Patjetër. Është një e drejtë ligjore kushtetuese, takimi me familjarët bëhet kundrejt rregullave, jashtë tij rrethi i ka të përcaktuar ligji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA