Rikonstruktohet shkolla në Kombinat/ “Shyqyri Peza” do të jetë gati vitin e ardhshëm, do t’i shtohen edhe 12 klasa

28/10/2024 15:19

Një tjetër shkollë po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, që pritet të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për shkollën “Shyqyri Peza” në Kombinat, e cila pas ndërhyrjes së re, do të ketë një shtesë me 12 klasa më shumë.

“Kombinati ka shkollat më të mira në Tiranë. E filluam me ‘Betim Muçon’, vazhduam me ‘Lasgush Poradecin’, mbaroi ‘Musine Kokalari’, mbaroi edhe ‘Myslym Keta’. Jam vërtet i privilegjuar që jam me një skuadër gocash, të cilat kanë marrë përsipër të ribëjnë shkollën ‘Shyqyri Peza’. Shumë mirënjohje prindërve për bashkëpunimin. Jam i bindur se me këtë përkushtim dhe afatet që kemi vënë, viti tjetër do ta gjejë shkollën ‘Shyqyri Peza’ siç e meriton edhe kjo pjesë e Kombinatit”.

Pas Kombinatit, punimet do të zhvendosen në zonën e Unazës së Madhe, ku do të nisin paralelisht 4 shkolla të reja.

Jam vërtet entuziast që gjithë kjo zonë, që deri dje quhej periferi, sot po merr investime shumë më cilësore sesa në qendër. Kështu, i lëmë një pajë Kombinatit me 5 shkolla të reja, kopshte e çerdhe, që do jenë këtu për 100 vitet ardhshme”, u shpreh kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj vuri në dukje se nuk punohet për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme, duke iu mundësuar ambiente jo vetëm për shkollim, por edhe për argëtim në komunitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA