29/12 02:13
Më shumë se 200,000 abonentë të Washington Post kanë hequr dorë nga abonimet e tyre pasi vendosi të mos mbështeste publikisht kandidaturën e Kamala Harris, sipas Radios Kombëtare Publike (NPR).
Kjo përqindje i përgjigjet afërsisht 8% të totalit të abonentëve të gazetës, të cilët arrijnë në 2.5 milionë, duke përfshirë edhe botimet e shtypura. Vihet re se disa kolumnistë kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.
Botuesi dhe CEO i Washington Post William Lewis njoftoi të premten se gazeta nuk do të lëshojë një miratim publik të një kandidati presidencial, duke thënë se “Ne po kthehemi në rrënjët tona duke zgjedhur të mos mbështesim publikisht kandidatët presidencialë”.
Top Channel