Mijëra gjeorgjianë u mblodhën sot jashtë ndërteses së parlamentit në kryeqytetin Tbilisi pasi opozita pro-evropiane bëri thirrje për demonstrata masive teksa akuzonte partinë në pushtet për “vjedhje” të zgjedhjeve.
Zhvillimi vjen teksa kritikat ndërkomëbtare janë shtuar për parregullsitë e votës, gjatë së cilës monitoruesit raportuan manipulim në shkallë të gjerë dhe ndryshim të rezultatit në favor të partisë në pushtet.
Qeveria dhe komisioni zgjedhor i vendit thanë se vota ishte e lirë dhe e drejtë por vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ka pasur shkelje të konsiderueshme.
Më herët presidentja e Gjeorgjisë bënte thirrje për protesta teksa SHBA dhe Bashkimi Evropian kërkonin hetime të plota mbi raportimet e shkeljeve gjatë zgjedhjeve.
Teksa thuajse të gjitha zona janë numëruar, rezultatet ishin një goditje për partitë pro-evropiane gjeorgjiane, që i kishin prezantuar zgjedhjet e të shtunës si rruga për të theluar lidhjet me Rusinë apo “integrimi i shpejtë në Evropë”.
Presidentja Salome Zourabichvili, ish-aleate i partisë Endrra Gjeorgjiane është kthyer tashmë në kritiken e saj më të ashpër dhe bëri thirrje për protesta kundër rezultatit të votës.
Në fjalën e saj presidentja Zourabichvili – fuqi e postit të së cilës janë vetëm ceremoniale – iu referua rezultatit të zgjedhjeve si “operacioni special i Rusisë”, por nuk specifikoi çfarë donte të thoshte me kete.
Rusia ka mohuar ndërhyrje në zgjedhjet gjeorgjiane ndërsa Zourabichvili nxiti për protesta në qendër të kryeqytetit, për të treguar “se ne nuk i njohim këto zgjedhje”./AFP/
Top Channel