Makina përplaset me motorin, plagosen bashkëshortët në aksin Fier-Libofshë

28/10/2024 21:27

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fier – Libofshë në fshatin Agim te Fierit  pranë një karburanti  ku një automjet është  përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të (çift bashkëshortësh)  rreth 65 vjeç kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet të jetë shpejtësia tej normave dhe rruga e pandriçuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA