Fushata SHBA/ Hulk Hogan nuk arrin të grisë bluzën në mitingun e zhurmshëm të Trump (video)

28/10/2024 15:48

Momente të çuditshme janë regjistruar dje në mitingun elektoral të Donald Trump, ku personazhi i njohur i mundjes ‘Wrestling’, Hulk Hogan u ngatërrua me kanatieren e ti duke mos arritur ta griste, siç bën zakonisht para performancave për të ndezur publikun.

Mundësi i njohur ishte një nga disa të ftuar që jepnin mbështetjen për kandidatin republikan para rreth 20,000 mëbshtetësve që ulërinin në sallë, shkruan rrjeti The Sun.

71 vjecari Hogan rikthehej në sallën ku ka performuar disa vjet më parë, teksa rikthente personazhin e tij prej ‘superstar-i’ duke mbajtur një shall gjigant puplash në ngjyrë të kuqe e të verdhë.

Por teksa Hogan tentonte të shqyente kanatierën e tij “për të treguar forcën”, ai u ngatërrua me rripat e saj që me sa duket kësaj radhë ishin prej materiali më të fortë, shkruan The Sun.

Pas disa tentativash Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea, arriti ta griste veshjen e jashtëme, mes brohorimave të publikut.

Me pas ai performoi një kërcim në mbhëstetje të Trump teksa thërriste për turmat: “Mirësevini ju Trumpo-maniakë, në shtëpinë e ndërtuar dikur nga Hulkamania!

“Sot kjo është shtëpia e Donald Trump.”

Mitingu i djeshëm nuk ishte hera e parë që Hogan bën tifo elektorale për Trump.

Edhe në konventën republikane në korrik ai grisi bluzën para audiencave.

Por incidenti i djeshëm me kanatieren e kuqe shkaktoi reagime të shumta humori në rrjetet sociale: “Kjo nuk më duket se bën për mua”, shkruante me ironi një përdorues duke imituar shprehej e dikurshme të Hogan.

Një tjetër tha: “E dija që nuk ishte në formë qe nga mënyra sesi po ecte”.

Ndërsa një i tretë shkonte dhe më tej me përçmimin: “Tani më vjen për të vjellë që kur isha i vogël e konsideroja hero këtë njeri”.

Në fjalimin e tij Trump më pas quante Kamala Harris “shumë inkompetente” duke e quajtur ish-prokuroren “me inteligjencë shumë të ulët.”

Ai tha: “Në këtë fushatë duhet të zgjidhni nëse dëshironi edhe katër vjet të tjerë inkompetencë ose nëse duam të nisin vite të mëdha për historinë e vendit tonë”, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
1/3
Një kometues tha me përçmimin: "Tani më vjen për të vjellë që kur isha i vogël e konsideroja hero këtë njeri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA