BE bën thirrje për krijimin e shtetit të Palestinës pas takimit të vendeve të Unionit të Mesdheut (fotot)

28/10/2024 19:34

Kreu i politikës së jashtme të BE Josep Borrell tha sot se unioni kërkon “një zgjidhje politike” për t’i dhënë fund konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme, “që nuk mund të jetë tjetër përveç procesit të krijimit të shtetit të Palestinës”.

Borrell beri komentet pas takimit të Unionit të Mesdheut në Barcelonë me vende të prekura nga deti Mesdhe, ku ministri i jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares shtonte: “Duhet të risjellim në tavolinë horizontin politik për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete në konflikt”.

Forumi rajonal i 26-28 tetorit në Barcelonë organizohet nga Instituti Evropian i Mesdheut si një “mjet kundërpeshë ndaj polarizimit të shoqërive rajonale prej diskriminimit, nxitjes së urrejtjes dhe dehumanizimit”, me fokus në konfiktin e rëndë në Palestinë.

Në takimin e sotëm në Pallatin e Kongresit të Katalonjës  Josep Borrell, shtonte:

“Është një moment kur vendet fqinje të detit Mesdhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre për këtë konflikt, për zbatimin dhe jo shpalljen e asaj që nevojitet. Prej 30 vjetësh ne shpallim këtë nevojë dhe nuk kemi arritur asgjë”.

Borrell shtonte më tej për zhgënjimin e mangësive të arritjeve në këtë aspekt:

“Largohem nga ky takim me trishtim se nuk kemi mundur të parandalojmë këtë situatë që përkeqësohet dita-ditës ku gjithnjë e më shumë të pafajshëm vdesin në një konflikt që duhet ndaluar. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar zhvendoset nga ‘ankimi’ në veprim”.

Ministri i jashtëm i Jordanisë Ayman Safadi, kërkoi që Evropa të mbrojë ligjin ndërkombëtar humanitar për të parandaluar vrasjet e të pafajshmëve.

“Është me rëndësi të madhe që Evropë të jetë në anën e ligjit ndërkombëtar dhe të parandalimit të shkeljeve të tilla, jo vetëm për vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë e Liban, por edhe për të mos shkatërruar legjitimitetin e sistemit ndërkombëtar ku jetojmë”, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/3
Borrell beri komentet pas takimit të Unionit të Mesdheut në Barcelonë me vende të prekura nga deti Mesdhe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA