Avokati i Popullit ka nisur hetim administrativ për procedurat e ndjekura gjatë arrestimit të Ilir Metës.

Mësohet se Avokati i Popullit i ka dërguar një shkresë Policisë së Shtetit, në lidhje me arrestimin e kryer pak ditë më parë të ish-presidentit të vendit.

Kujtojmë se Meta u arrestua më 21 tetor, teksa po kthehej nga Kosova. Ai u ndalua nga forcat e policisë civile ndërsa ndodhej në mjet bashkë me sekretarin organizativ të PL.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA