Abuzoi me tenderin 21 milion lekë për karburantin, SPAK: Dënimi i ish-prefektit të Kukësit të konvertohet në shërbim prove
28/10/2024 10:45
SPAK i kërkoi gjykatës së posaçme të shpallë fajtor Granit Gjanën, ish nën kryetar i bashkisë së Kukësit si edhe ish prefekt.
Pasi një viti gjykim në të cilin u parashtrua edhe mundësia e marrëveshjes së fajësisë, për Gjanën u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj burgim i cili mund të konvertohet në dy vjet shërbim prove.
Granit Gjana akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, dhe hetimi ndaj tij si nënkryetar për dy tenderime për karburant, mbasi me mos veprimet e tij e ka penguar subjektin që të kualifikohet. Autoritet kontraktor është bashkia e Kukësit.
SPAK thekson se ish nën kryetari ka dëmtuar interesat e ligjshme të kompanisë që konkurroi.
Top Channel