Destinacionet e festave/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar
26/12 15:42
Zjarrfikësit e bashkisë së Tiranës kanë bërë një gjest të bukur së fundmi.
Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, ata tashmë ndihmojnë dhe kafshët në vështirësi.
I tillë është ky që pasqyrohet në videon e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë për të shpëtuar një mace që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë.
“Po ç’bën moj Kotele! Falë kolegëve të zjarrfikëse, trazovaçja e vogël që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë “Shkollës së Kuqe” është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
Top Channel