Të mundësh kancerin! Klodjana fitoi betejën më të vështirë në jetë edhe sepse bëri kontroll në kohën e duhur

27/10/2024 22:03

Klodjana Jani është vetëm 43 vjeçe dhe në fillim të këtij viti u diagnostikua me kancerin e gjirit. 

Teksa konstatoi se diçka nuk shkonte me të, ajo bëri ekon e parë dhe më pas mamografinë prej të cilave rezultoi se nuk ishte diçka shqetësuese por ajo insistoi të bënte kontrolle të tjera derisa u diagnostikua me kancer gjiri në stadin e dytë.  Një moment tronditës që i mpiu gjymtyrët, që i ngriti shumë pikëpyetje por shumë shpejt ajo gjeti forcën për ta kaluar.

Falë diagnostikimit të hershëm lufta e saj me kancerin ka zgjatur vetëm pak muaj, kohë gjatë së cilës Klodjana vendosi të mos gjunjëzohet por të buzëqeshë, gëzojë, festojë dhe të jetë burim force për familjen e saj, djalin 17 vjeçar dhe vajzën 13 vjeçe, prindërit por edhe vajza e gra të tjera që njohu gjatë këtij rrugëtimi

Klodjana është një burim frymëzimi me fisnikërinë e saj, forcën dhe energjinë, e që i jep zë një kauze shumë të fortë: Luftës për Jetën

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA