Situatë kaotike në shtetin e Amerikës Latine/ Atentat me breshëri plumbash drejt ish-presidentit, plagoset shoferi

27/10/2024 17:19

Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, që ka shërbyer në vitet 2006-2019, raportoi këtë të diel se automjeti që po e çonte në stacionin ku ai zakonisht pret programin e fundjavës u qëllua 14 herë nga palë të panjohura që plagosën shoferin e politikanit.

Ish-presidenti deklaroi për stacionin radiofonik Coca Kawsachun Coca se ndjekja e automjetit të tij nga dy të tjerë në të cilin po udhëtonin autorët ndodhi në orën 6:25 të mëngjesit me orën lokale.

Në fakt, Evo Morales ka raportuar se dy-tre kamionë e kanë ndjekur makinën e tij. “U befasova! Në fund kemi shpëtuar jetën tonë”, u shpreh ai.

Shoferi i Evo Morales është detyruar të ndryshojë rrugën e tij në përpjekje për të mashtruar. Ndonëse nuk është në rrezik për jetën, drejtuesi i mjetit në të cilin udhëtonte ish-presidenti ka pësuar dëmtime në kokë.

Bolivia po përjeton ditë tensioni pas përplasjeve mes ndjekësve të Evo Morales, të cilët prej dy javësh organizojnë bllokada në rrugë të ndryshme të vendit.

“Ato janë veprime destabilizuese të drejtuara nga Morales që synojnë të ndërpresin rendin demokratik, i cili përbën një kërcënim serioz jo vetëm për Bolivinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, shpjegoi Ministria e Punëve të Jashtme të vendit .

Ndjekësit e Evo Morales protestojnë për çmimin e ushqimeve dhe mungesën e karburantit. Përveç kësaj, ata kërkojnë nga qeveria që të tërheqë procedurat gjyqësore ndaj ish-presidentit të Bolivisë për trafikim njerëzor. Ata konsiderojnë akuzat për pedofili persekutim politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA