E trishtë! Punonjësja humb jetën në zyrë, gjendet pas katër ditësh   

27/10/2024 18:26

Një 60-vjeçare u gjet e vdekur nga punonjësit e sigurisë në një zyrë në katin e tretë të një kompanie private… pas katër ditësh!

Siç shkruan People.com, sipas Zyrës së Kërkimit të Qarkut Maricopa, ajo ndërroi jetë pas një arresti karidiak, duke u klasifikuar si vdekje natyrale.

Ajo ndodhej e vetme në zyrën e kompanisë në Tempe, Arizonanë, në momentin që kishte humbur jetën, ndërsa prej katër ditësh askush nuk e kishte vënë re.

Një punonjës tha se ajo u gjet pasi në zyrë u ndje një aromë e rëndë. Në deklaratën e saj fillestare, policia e Tempe tha se “hetimi paraprak nuk ka treguar asnjë shenjë për ndonjë vdekje të dyshimtye, por hetimet vijojnë”.

Pas vdekjes së saj, Wells Fargo tha për PEOPLE në një deklaratë se kompania është “thellësisht e pikëlluar nga humbja e koleges sonë”.

“Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e saj dhe jemi në kontakt për t’u siguruar që ata të jenë të mirë gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e fuqisë sonë punëtore dhe po rishikojmë procedurat tona të brendshme pas këtij incidenti”, përfundoi kompania.

Prudhomme, e cila punoi si Konsulente për Ekzekutimin e Biznesit në Bankën e Korporatave, ishte “personi i vetëm në ekipin e saj në Tempe “, sipas njoftimit, të marrë nga Republika e Arizonës dhe filiali i NBC.

“Kjo mund të jetë një nga arsyet pse zyra e saj ishte në një zonë të ndërtesës dhe askush nuk e kontrolloi për katër ditë”, thuhet sipas raportimeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA