Biblioteka “Qemal Baholli” e Elbasanit ka kujtuar 90 vjetorin e krijimit të saj përmes disa aktiviteteve ku bie në sy fondi i pasur prej 200 mijë libra e periodikë, por edhe rëndësia dhe jetëgjatësia e tyre.
Ekspozita e antikuarëve solli për dashuruesit e librit botime të viteve 1500-1600. Por një fond të rëndësishëm gjithashtu zënë botimet e shekujve XVI-XVIII.
Për qytetin ky institucion mbetet ndër më të rëndësishmit, si vendi ku formësohen elitat.
Biblioteka “Qemal Baholli” u ndërtua si e tillë që në themelet e saj ku familja elbasanase Baholli do të kishte një vizion të qartë për zhvillimin e qytetit e do të dhuronte godinën, por edhe një fond të konsiderueshëm librash, për atë që më pas do të merrte emrin qyteti i kulturës dhe arsimit.
Top Channel