Sulmi me raketa në Teheran, 4 ushtarë të vrarë/ Ministria e Jashtme: Irani është i detyruar të mbrojë veten

26/10/2024 22:49

Irani ka “të drejtë dhe i detyruar të mbrohet nga aktet e jashtme agresive”, ka thënë Ministria e tij e Jashtme.

Mediat iraniane raportuan shpërthime të shumta gjatë disa orëve në Teheran dhe në bazat ushtarake aty pranë, duke filluar pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale, sipas The Guardian.

Të paktën shtatë shpërthime u raportuan mbi Teheran dhe Karaj aty pranë, si dhe në qytetin lindor të Mashhad. Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi se dy ushtarë u vranë.

Ushtria iraniane tha se janë vrarë katër ushtarë iranianë, pas sulmeve.

Duke e quajtur sulmin izraelit një shkelje të ligjit ndërkombëtar, Ministria e Jashtme tha në një deklaratë të shtunën se Teherani “njeh përgjegjësitë e tij ndaj paqes dhe sigurisë rajonale”.

Iraku, Arabia Saudite, Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani kanë dënuar të gjithë sulmet, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë paralajmëruar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA