9 roje kufitare të Iranit vriten nga sulmues të panjohur në juglindje të vendit (fotot)

26/10/2024 21:34

Të paktën nëntë ushtarë kufitarë të forcave iraniane janë vrarë sot në juglindje të vendit, njoftonin mediat shtetërore.

Sulmues të armatosur vërshuan mbi dy grupe patrullash kufitare në provincën kufitare të Sistan-Baluchestan, rreth 1000 km në juglindje të kryeqytetit Teheran, shkruante rrejti vendas Tehran Times.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin e përgjakshëm që ndodhi rreth mesditës, sipas raportimeve.

Provinca në kufi me Pakistanin e Afganistanin ka parë dhe më herët përplasje të armatosura mes ushtareve dhe trafikantëve të drogave e kontrabandës që operojnë në zonë.

Forcat kufitare iraniane në këtë zonë janë përplasur më parë me anëtarë të minoritetit Baluch i cili numëron rreth 6.9 anëtarë të grupeve nomade në Pakistanin fqinjë dhe rreth 2 milionë në Iran, shkruan rrjeti Upi.com.

Zyrtarët iranianë thanë se po hetojnë incidentin e rëndë, të cilit në vend i referoheshin si një “pritë ose kurth”.

Zhvillimi vjen teksa Irani përballet me lëshime raketore nga Izraeli në një rritje të përgjakshme të tensioneve në rajon, te cilat megjithë retorikën e qetësimit nga diplomatët botërorë duket se per fat te keq vijojnë të përshkallëzohen.

FOTO GALERI
1/2
Provinca në kufi me Pakistanin e Afganistanin ka parë dhe më herët përplasje të armatosura mes ushtareve dhe trafikantëve të drogave e kontrabandës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA