Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja në Francë/ E pranon bashkëshorti i Gisele: E përdhunova në një pikë karburanti në autostradë, ishte fantazia ime!

25/10/2024 12:20

Zbardhen detaje tronditëse nga përdhunimi i Gisèle Pelicot nga burri i saj 71-vjeçar.

Së fundmi Dominique Pelicot ka pranuar se ka përdhunuar bashkëshorten e tij në një pikë karburanti në mes të autostradës pasi e kishte droguar. Ai tha se ngjarja ndodhi pasi po ktheheshin nga pushimet, ndërsa shtoi se kjo ishte “fantazia” e tij.

Pelicot, i cili akuzohet se i kishte vënë pilula gjumi në vaktet e gruas së tij dhe më pas ftoi dhjetëra burra që takoi në një faqe interneti të ndezur për ta përdhunuar ndërsa ai filmonte veten, ka treguar se si e përdhunoi dikur në një pikë karburanti teksa po ktheheshin me makinë nga Ile de Re, në bregun e Atlantikut. “Ishte një fantazi e imja. Ne po ktheheshim nga Ile de Re dhe unë ndalova në një pikë karburanti dhe e përdhunova. Askush nuk na pa”, tha ndër të tjera 71-vjeçari.

Nga ana e tjrtër, avokati i Giselle Pélicot, Stéphane Barbonet, i tha gjykatës së Avignon se i pandehuri e kishte çuar atë atje për t’ua “ofruar” shoferëve të kamionëve, por 71-vjeçari këmbëngul se “askush tjetër nuk ishte i përfshirë” në aktin e shëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA