Të paktën 20 persona u vranë në dy sulme ajrore izraelite në Khan Yunis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Sulmi i parë ndodhi në lagjen al-Manara në pjesën juglindore të qytetit, duke vrarë 14 persona. Forcat izraelite sulmuan sërish duke vrarë gjashtë persona, tha zëdhënësi i agjencisë Mahmoud Basal.
Ushtria izraelite nuk komentoi këto sulme dhe tha në një deklaratë se “eliminoi terroristët me sulme nga ajri dhe në tokë, si dhe që shkatërroi infrastruktura të shumta terroriste”. Ushtria izraelite vazhdon operacionet e saj në Rripin e Gazës dhe nisi një ofensivë të re në pjesën veriore të territorit ku pretendon se luftëtarët e Hamasit po rigrupohen.
Sipas shërbimit të mbrojtjes civile, më shumë se 770 persona kanë humbur jetën në veri të Gazës që nga fillimi i këtij sulmi.
Top Channel