Tragjike në Angli! Debati për një pako biskota i mori jetën, punonjësja e hotelit vritet me kaçavidë nga emigranti 18-vjeçar

25/10/2024 11:23

Një grua që punonte në një hotel për azilkërkuesit dyshohet se u godit me për vdekje me kaçavidë nga një adoleshent që jetonte atje.

Rhiannon Skye Whyte, 27 vjeç, u godit në qafë me një kaçavidë në një stacion hekurudhor pasi doli nga puna. Ajo qëndroi e intubuar në spital dhe vdiq tre ditë më vonë.

Një i dyshuar 18-vjeçar u arrestua menjëherë pas sulmit në Rhiannon. Mësohet se një grindje e vogël për një pako biskota thuhet se ka ndodhur më herët në hotel që solli dhe sulmin e tmerrshëm nga ana e adoleshentit.

Ai kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në korrik pasi kaloi Kanalin me një varkë të vogël. Ai nuk kishte dokumente dhe kërkoi azil.

I dyshuari, Deng Chol Majeck ishte vendosur në Park Inn by Radisson Hotel, afër stadiumit të Walsall FC në Bescot, ku punonte Rhiannon.

Hotelet ku strehonin azilkërkuesit ishin pika qendrore për sulmet gjatë trazirave gjatë verës .

Një burim i tha The Sun: “Nuk ka shanse. Banorët janë larguar nga hoteli ku punonte Rhiannon.”

Rhiannon përfundoi turnin e saj në hotelin me katër yje në orën 23:00 të dielën. Ajo synonte të kapte trenin e orës 23:21 për në Walsall, ku jetonte.

Policia u thirr në orën 23:25 nga një person që e gjeti të shtrirë pa ndjenja në stacionin e trenit Bescot Stadium.

Ajo ishte goditur në pjesën e pasme të qafës me një kaçavidë, e cila vdiq në spital të mërkurën e 23 tetorit.

Deng Chol Majeck, 18 vjeç, u mbajt në paraburgim në gjykatën e magjistraturës Walsall të martën dhe më vonë u akuzua për vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA