Rusia është e gatshme të bëjë kompromise të arsyeshme për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, por nuk ka negociata thelbësore për atë, tha Vladimir Putin.
“Ne jemi të gatshëm të kërkojmë kompromise, jemi të gatshëm të bëjmë kompromise të arsyeshme. Por nuk dua të hyj në detaje tani, sepse nuk ka negociata thelbësore dhe pala tjetër refuzon ta bëjë këtë”, tha presidenti rus.
Në të njëjtën kohë, Putin vuri në dukje çdo rezultat duhet të jetë në favor të Rusisë dhe të bazohet në realitetet që po zhvillohen në fushën e betejës. “Dhe, pa asnjë dyshim, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim këtu, nuk do të ketë shkëmbime ”, theksoi ai.
Të enjten, në një konferencë shtypi pas samitit të BRICS, Putin, duke folur për perspektivat e bisedimeve të paqes me Ukrainën, vuri në dukje se “regjimi i Kievit nuk e dëshiron atë, ndoshta sepse nuk është gati të heqë ligjin ushtarak dhe të zhvillojë zgjedhje presidenciale”. Megjithatë, lideri rus shtoi, “topi është në fushën e tyre”.
Top Channel