EMRAT/ Policia e Tiranës aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë, zbulohet skema e shpërndarjes së ‘mallit’ 24/12 15:20
Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Shkak i shtyrjes është bërë pasi palët janë tek inceneratori i Elbasanit.
Ndërkohë po zhvillohet seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, ku SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Gjatë seancës, Lefter Koka deklaroi se “S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Top Channel