Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar të enjten në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.
Top Channel ka mësuar emrin e drejtuesit të këtij grupi. Bëhet fjalë për Sadriano Duçi, 38 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Më herët sot u zbuluan edhe emrat e të arrestuarve. Në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit: Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.
Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike është rreth 195 kg me canabis sativa të bërë gati për shitje, ndërsa ka më tepër se 100 rrënjë të cilat kanë qenë me canabis i njomë me boçe dhe kërcell.
Nga ana tjetër po hetohet nëse ka persona të përfshirë nga qarku juglindor dhe qarqe të tjera që dyshohet të ketë ardhur lënda narkotike në fshat.
Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Top Channel