“Do të siguroj vizën angleze”/ I mori përmes mashtrimit 3 mijë euro 25-vjeçares, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)

25/10/2024 11:01

34-vjeçarim, Leonard Allushi është arrestuar këtë të premte në Durrës, pasi dyshohet se përmes mashtrimit i ka marrë 3000 euro një shtetaseje.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale L.A., i kishte premtuar 25-vjeçares së do t’i siguronte vizën angleze kundrejt shumës 3000 euro.

Gjatë operacionit policor, u sekuestruan shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.

I mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA