Burgoset ‘monstra e internetit’ që përndiqte të miturat dhe shantazhoi 12-vjeçaren amerikane deri në vetëvrasje (fotot)

25/10/2024 18:10

Një predator i sëmurë që tmerroi një vajzë 12 vjeçare në rrjet deri sa vrau veten, ndërsa degradonte dhe turpëronte dhjetra të tjerë, është burgosur përjetë sot në Irlandën e Veriut.

26 vjeçari Alexander Mçartney, nuk shfaqte emocion kur mori dënimin në gjykatën e  Belfast ku gjykatësi tha se “pas 20 vjetësh burg mund të merret në konsideratë liria me kusht.”

Përndjekësi që ishte student shkencash kompjuterike, me shantazhin e tij bërë që e vogla amerikane Cimarron Thomas të qëllonte veten me armën e të atit, në vend që të plotësonte kërkesat sadiste të abuzuesit.

Tragjikisht më pas edhe babai i saj Ben, ish-ushtarak vrau veten prej ndjesisë së fajit që kishte lënë armën aty e bija e kishte gjetur për të kryer aktin.

Në gjyq u tha gjithashtu se i akuzuari kishte kryer të paktën 184 krime të tjera shantazhi dhe nxitje të miturish në aktivitet seksual.

Policia tha se me aktivitetin e tij abuzues online ai mund të ketë lënduar rreth 3000 viktima dhe familjarët e tyre.

Duke dhënë dënimin gjykatësi O’Hara tha se autori ishte fajtor për “shënjestrimin e mbrapshtë dhe sadist të vajzave të vogla nën 16 vjeç” dhe bëri thirrje për rritje të vëmendjes së prindërve dhe kompanive ndaj aktivitetit të fëmijëve në rrjet.

Ai e përshkruante Mcartney si ‘person i zhveshur nga empatia njerëzore’ që “kënaqej me aftësinë e tij për të degraduar e turpëruar viktimat e reja”.

Pas dënimit gjyshërit e viktimës Cimarron, Dale e Peggy Thomas, folën për dhimbjen që humbja u ka lënë:

“Vdekja e mbesës sonë ishte e papërshkrueshme, por nëse mund të ndihmojmë që një tjetër familje të mos kalojë atë që kaluam ne atëher nuk kursehemi. Prindërit duhet të mbajnë hapur dyert e komunikimit me fëmijët e tyre për të evituar që ata të bien pre e njerëzve online të pushtuar nga e liga”./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/5
Predatori 26 vjeçar Alexander Mçartney, nuk shfaqte emocion kur mori dënimin në gjykatën e Belfast

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA