“Brukseli instaloi qeverinë në Poloni”, Orban sulmon BE-në: Po shënjestron dhe Hungarine!

25/10/2024 14:44

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban i cili ka pasur jo pak përplasje me BE-në, doli me pretendimin se  Qeveria e Polonisë dhe kryeministri i saj, Donald Tusk, janë instaluar nga Bashkimi Europian si pjesë e një komploti për të larguar udhëheqjen populiste të krahut të djathtë në këtë vend.

Orbani nuk ofroi asnjë dëshmi për deklaratën e tij lidhur me ekzektuivin polak, i cili u zgjodh në vitin 2023 pas zgjedhjeve ku morën pjesë 74% e votuesve.

Komentet vijnë dy ditë pasi nacionalisti hungarez me qasje  kundërshtuese ndaj BE-së, gjatë një fjalimi u tha mbështetësve të tij se blloku europian po synon që ta rrëzojë Qeverinë e tij dhe të instalojë një regjim kukull në Hungari.

Duke folur për radion shtetërore hungareze më 25 tetor, Orban kritikoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe udhëheqësin e grupit më të madh politik në BE, Partinë Popullore Evropiane, Manfred Weber, duke pretenduar se këta dy zyrtarë po synojnë ta zëvendësojnë Qeverinë e tij, ashtu siç, sipas tij, kishin vepruar në Poloni më 2023, kur koalicioni i udhëhequr nga Tusku mposhti partinë Ligj dhe Drejtësi – që paraprakisht kishte qenë në pushtet – në zgjedhjet parlamentare.

“Ky nuk është as konspiracion sekret kundër Hungarisë, por është një plan i paraqitur hapur”, tha Orban, duke pretenduar se ka një komplot kundër tij, pa ofruar asnjë dëshmi për këtë pretendim.

“E njëjta gjë ndodhi në Poloni. Polakët po ashtu ndërmorën një politikë të pavarur sa i përket emigracionit, gjinisë dhe ekonomisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA