Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar këtë të premte në Londër me kryeministrin në detyrë të Libanit.
Diplomati takoi Najib Mikati pas një turneu tre-vendesh në Lindjen e Mesme, ku ai vizitoi Izraelin, Arabinë Saudite dhe Katarin.
Blinken tha se duhet të ketë një “urgjencë” për një zgjidhje diplomatike të konfliktit që po ndodh në Liban midis Izraelit dhe Hezbollahut. Më tej ai tha se ishte e rëndësishme në mënyrë që “njerëzit në të dy anët e kufirit të mund të kenë besimin për të qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se të paktën 2,593 njerëz në vend janë vrarë gjatë një viti konflikti, shumica e tyre në muajin e fundit që kur trupat izraelite kaluan kufirin.
Blinken sot do të takohet veçmas edhe me ministrat e jashtëm të Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto bisedime pritet të fokusohen në përpjekjet për të mbështetur planet për stabilitet, siguri dhe rimëkëmbje në Gaza pas përfundimit të luftës.
Top Channel