Shumica e francezëve besojnë se demokracia aktuale zgjedhore, nuk funksionon – sondazhi (fotot)

24/10/2024 21:50

Mbështetja për sistemin aktual demokratik po bie në Perëndim teksa qeveria e re e caktuar nga presidenti Macron përballet me sfida të shumta në një parlament gjithnjë e më ‘armiqësor’.

Një sondazh i ri zbulonte dje se shumica e francezëve besojnë se sistemi aktual zgjedhor-demorkatik ka humbur aftësinë e funksionimit, shkruan rrjeti The Independent.

Sondazhi kryer nga grupi Ipsos për llogari të Këshillit Social, Ekonomik (CESE), zbuloi se 51 përqind e pjesëmarrësve besojnë se “vetëm një fuqi më e madhe” mund të garantojë rendin  e sigurinë e qytetarëve pasi sistemi aktual nuk garanton demokraci apo zgjedhje të lira.

Rreth një në katër pjesëmarrës (23 përqind e të të anketuarve) thanë se sistemi aktual ose “demokracia”, nuk është sistemi më i mirë politik i mundshëm, ndërsa tek të rinjtë kjo rritej më shumë duke arritur në 31 përqind.

Duke fajësuar panoramën e re politike pas zgjedhjeve të fundit në Francë që nuk sollën një fitues të qartë, 76 përqind e të anketuarve kritikonin politikanët duke i quajtur “të shkëputur nga realiteti qytetarëve që supozohet të përfaqësojnë”.

Zgjedhjet e reja u shpallën papritur në verë nga presidenti Emmanuel Macron i cili shpërndau parlamentin.

E djathta radikale e frontit Kombëtar (RN) e drejtuar nga Marine Le Pen dhe kryetari 28-vjeçar i vendosur prej saj Jordan Bardella, morën shumicën e votave, por aleanca e majtë e drejtuar nga partia e Macron mori shumicën e votave në raundin e dytë.

Gjithsesi të gjitha palët, si e djathta radikale, e majta radikale apo ‘centristët’ e Macron, nuk arritën një maxhorancë duke e lënë legjislaturën të fragmentuar për pesë vitet e ardhshme.

Në shtator Macron emëroi si kryeministër Michel Barnier nga partia republikane konservatore, i cili ka pasur më parë disa role në institucionet e BE.

Ashtu si në vende të tjera evropiane edhe Barnier prezantoi së fundmi një buxhet me reduktime shpenzimesh dhe rritje të taksave që nuk do të pritet mirë jo vetëm nga populli por dhe koleget ne sallë.

Ai thotë se masat kanë si objektiv “të kursejnë 60 miliardë euro për të reduktuar deficitin fiskal të vendit”.

Ministri i financave Antoine Armand tha se masa e ashpër do të “reduktojë deficitin që nevojitet për të mbrojtur kredibilitetin financiar”.

Por buxheti hartuar relativisht shpejt, pritet të hasë pengesa të shumta në parlament, teksa tashmë partitë opozitare kanë mundësi të nisin mocione mosbesimi kundër qeverisë për politika të kontestuara, shkruan The Independent.

Mr Barnier ka hasur kritika nga partia e Le Pen që dënonte shtyrjen me gjashtë muaj të rritjes së pensionev,e duke e quajtur buxhetin e ri “shtëpia e tmerreve”.

Aleanca e majtë gjithashtu ka shprehur kundërshtime të forta duke e quajtur buxhetin e kryeministrit të Macron, “plani më i dhunshëm i kursimeve që është parë në vend, shkruan rrjeti britanik The Independent.

FOTO GALERI
1/3
Barnier prezantoi së fundmi një buxhet me reduktime shpenzimesh dhe rritje të taksave që nuk do të pritet mirë jo vetëm nga populli por dhe koleget ne sallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA