Sekuestrimi i 1.4 ton marijuanë në Greqi, arrestohet një tjetër shqiptar (EMRI)
24/10/2024 08:52
Policia e Tripolit ka arritur të identifikojë një shqiptar të dytë të përfshirë në kultivimin e mega parcelës së shkatërruar disa ditë më parë, ku u sekuestruan 1253 bimë marijuanë dhe rreth 1.4 ton marijuanë të bërë gati për shitje.
Mësohet se në pranga ka rënë një shqiptar vetëm 20 vjeç, për të cilin janë grumbulluar informacione se është i përfshirë në këtë grup kriminal, për të cilin policia po punon intensivisht për identifikimin e pjesëtarëve.
Pak ditë më parë, policia vuri në pranga 37-vjeçarin Shqefen Ndreca nga Zejmeni i Lezhës, si i përfshirë në kultivimin e sipërfaqes prej 35 hektarësh me marijuanë.
Top Channel