Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ducaj në Malësinë e Madhe.

36-vjeçari, Mondi Makaj, ka ndërruar jete teksa ka qenë duke prere dru në pyll. Dyshohet së është goditur nga gurë që kanë rënë nga mali duke i shkaktuar plagë të renda.

Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe një person tjetër, i cili ka njoftuar policinë dhe ambulancën.

“Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.

Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA