Imazhet e ish-mbretit spanjoll Juan Carlos me të dashurën sekrete i kushtuan shërbimeve sekrete 3 milionë euro (fotot)

24/10/2024 15:36

Imazhe shokuese janë fotografuar nga i biri i të dashurës aktore të mbretit spanjoll Juan Carlos, teksa bjondja Barbara Rey shihet që e josh atë që më pas ta shantazhonte për para dhe favore.

Fotografuesi Angel Cristo, pretendon se nëna e tij, ish prezantuesja e aktorja Barbara Rey, e kishte urdhëruar të kryente komplotin e shantazhit në 1994 që më pas u fsheh nga shërbimet spanjolle të sigurisë.

Dyshja shihet në një pasdite me diell, teksa gruaja i kishte gatuar ‘paella’, kishin notuar bashkë në pishinë dhe më pas e josh sërish për të rinisur romancën, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Imazhet tregojnë Rey dhe tashmë 86-vjeçarin Juan Carlos, i cili hoqi dorë nga froni 10 vjet më parë, duke u puthur e përqafuar në ballkonin e saj, si dhe duke i shërbyer mbretit verë.

I biri i saj tha për rrjetin Telegraph: “Isha vetëm 13 vjeç, por dija ta përdorja mirë kameran. Nëna ime më kishte thënë ‘Je pak i vogël por mund të më ndihmosh me këtë, apo jo?’”

“Ajo insistoi derisa unë thashë po, më manipuloi”, shtoi Cristo duke thënë se e dinte se ky ishte një abuzim.

Rrjedhimisht ai u fsheh në kopshtin e fqinjit me një pamje nga ballkoni dhe mori pamjet me aparatin Canon EOS 700.

Fotografi tha se e dinte që ishte diçka e gabuar por donte të ndihmonte nënën e tij për situatën e vështirë financiare ku ndodhej.

Gruaja më pas arriti të manipulon shërbimet sekrete spanjolle për t’i paguar 3 milionë euro për të mos publikuar fotot.

Paratë u paguan në disa instalacione, i pari prej të cilëve u soll nga shërbimet sekrete spanjolle me një çantë sportive, shkruan Daily Mail.

Shteti kishte pranuar t’i paguante të dashurës sekrete të mbretit 300 000 euro në vit për një dekadë, shkruan Daily Mail.

Megjithëse sipas marrëveshjes ajo duhet të shkatërronte të gjitha kopjet e fotove e videove, tashmë raportohet se kishte mbajtur disa në një kasafortë në Totana, si dhe në një sirtar bankar në Luksembourg.

Angel më pas ia shiti ato një reviste holandeze muajin që shkoi, sipas tij “për një shumë modeste”.

Në përgjime të publikuara me herët mes mbretit Carlos dhe Rey zbulohej se ai qahej për problemet familjare me mbretëreshën Sofia.

Carlos i tregonte të dashurës sekrete në vitet 1990: “Nuk kemi fare jetë familjare. Mbretëresha i kryen mirë detyrat e saj dhe e menaxhon situatën pa shkuar me meshkuj të tjerë”.

I biri i të dashurës sekrete të mbretit thotë se gruaja e shfrytëzoi për vënë jetën në binarë nga ana financiare, pas një divorci kaotik me bashkëshortin, babanë e Angel.

Që prej zbulimit të tradhtisë, media kanë folur shumë lidhje të tjera të ish-mbretit por nuk kanë publikuar materialet prej “ofendimit të familjes mbretërore”, shkruan Daily Mail.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA