E rëndë në Kurbin! Vetëvritet me armë zjarri në banesë 30-vjeçari
24/10/2024 16:26
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin, ku dyshohet se një 30-vjeçar është vetëvrarë me armë në banesë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë.
“Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel